Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Fize Smailaj
Nuk ka dyshim se hudhra është një ndër perimet që ofron më shumë përfitime për trupin tonë. Ajo është më shumë se thjesht një erëz, ajo është një ilaç. Në fakt hudhra është përdorur që në lashtësi si një ilaç i mrekullueshëm që kuron një numër të lartë sëmundjesh. Mënyra më e mirë për t’i marrë të gjitha vlerat ushqyese nga hudhra është ta konsumoni atë të pagatuar.
Ja disa nga përfitimet që ka shëndeti ynë nga konsumimi i hudhrës së pa gatuar:
- Ul tensionin e lartë dhe kolesterolin.
- Parandalon sëmundjet koronare të zemrës dhe ataket kardiake.
- Parandalon zhvillimin e arteriosklerozës.
- Lufton sëmundjet më të përhapura, si të ftohjen, gripin, temperaturën e lartë, diarrenë dhe infeksionet fungale.
- Zvogëlon simptomat e osteoartritit, prostatës dhe diabetit.
- Forcon imunitetin dhe rrit aftësinë e trupit për të larguar toksinat, nëse konsumohet rregullisht.
- Nxit largimin e yndyrave nga trupi.
Hudhra mund të kombinohet edhe me qepë dhe xhenxhefil, dhe shërben si një largues toksinash pas kimioterapisë. Është shumë i dobishëm edhe për forcimin e sistemit imunitar.
Si ta përdorim hudhrën?
Siç u tha edhe më sipër, mënyra më e mirë për të marrë të gjitha vlerat ushqyese të hudhrës është ta konsumoni atë të pa gatuar, kjo pasi kur gatuhet ajo i humbet vlerat e saj mjekësore. Për ta konsumuar atë, qërojeni, shtypeni dhe lëreni ashtu për 15 minuta para se ta konsumoni. Në këtë mënyrë alicini, përbërësi më aktiv i hudhrës, është më i shëndetshëm. Është gjithashtu e rëndësishme të dihet se hudhra jep më shumë përfitime nëse konsumohet me stomakun bosh, pasi një stomak i mbushur e ka më të vështirë të përthithë elementët ushqyes të saj.
Hudhra e pagatuar dhe mjalti
Shtypni 2-3 thelpinj hudhër dhe përziejini me një lugë mjaltë. Për të pasur sa më shumë përfitime nga kjo përbërje, është mirë që ajo të konsumohet rregullisht çdo ditë.
Burimi: Healthy Food Team / https://shendeti.com.al


