Mjaltë me kanellë: 1 lugë në ditë dhe ja sëmundjet që do t’ju parandalojë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Mjalti me kanellën janë përdorur që shekuj më parë si një ilaç i fuqishëm natyral. Ato përveç se përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm, parandalojnë sëmundje të caktuara dhe mund të përdoren edhe për çështjet estetike si flokët dhe fytyrën.

Një lugë çaji mjaltë me kanellë në ditë do t’ju japë këto përfitime:

mjalte me kanelleTrajton infeksionet urinare: nëse vuani nga infeksionet urinare përdorni këtë ilaç natyral. Një lugë mjaltë me kanellë treteni në një gotë ujë të vakët dhe pijeni çdo ditë, esëll në mëngjes. Kjo përzierje do t’ju ndihmojë të shkatërrojë bakteret në fshikëz.

Parandalon sëmundjet e zemrës: një lugë çaji mjaltë dhe kanellë esëll në mëngjes do t’ju ndihmojë të parandaloni sëmundjet e zemrës dhe do të parandalojë ndonjë atak kardiak të mundshëm.

Ul nivelet e kolesterolit të keq në gjak: nëse vuani nga kjo sëmundje. Përzieni një filxhan mjaltë me 2 lugë kanelle dhe hidhini në një shishe me ujë. Pijeni ujin me mjaltë dhe kanellë gjatë gjithë ditës.

Trajton gripin dhe të ftohurën: mjalti me kanellë ju rrit sistemin imunitar. Nëse jeni të prekur nga gripi apo të ftohurat, konsumoni 3 herë në ditë nga një lugë çaji të kësaj përzierje.

Lehtëson dhimbjet nga artriti.

Lehtëson dhimbjet e dhëmbit: aplikoni një pastë me mjaltë dhe kanellë në dhëmbin që ju dhemb. Përveçse do të qetësojë dhimbjet, do të parandalojë infeksionet dhe inflamacionet.

Burimi: Choose Healthy Life

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit