Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Mjalti dhe banania janë 2 kombinime që përdoren për përfitime të ndryshme shëndetësore. Shpesh na ka ndodhur t’i përdorim për fytyrën, lëkurën, por në këtë shkrim do të mësoni se si t’i përdorni ato për të parandaluar rënien e flokëve dhe rritur volumin e tyre.
Mjekësia tradicionale ofron një recetë të përgatitur në shtëpi, që mund të stimulojë rritjen e flokëve. Megjithatë, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun për të marrë një opinion lidhur me këtë ilaç.
Përbërësit e nevojshëm:
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë gjelle mjaltë
- 1 lugë gjelle kanellë
Vendosni të gjithë përbërësit (vaj ulliri, mjaltë dhe kanellë) në një tas dhe përziejini mirë.
Fillimisht lani flokët me ujë të ngrohtë. Pastaj aplikoni maskën në flokë, duke kryer një masazh të butë me gishta, për ta përhapur mirë. Mbajeni maskën 15 minuta dhe në fund i lani flokët me ujë të ngrohtë.
Përsëriteni trajtimin një herë në javë për të përfituar rezultate më të mira.
Burimi: http://www.articlesonhealthyeating.com/https://shendeti.com.al


