Mjalti mund të jetë më i mirë në trajtimin e kollës dhe ftohjes sesa ilaçet pa recetë

Mjalti mund të jetë më i mirë për trajtimin e kollës dhe ftohjes sesa ilaçet farmaceutike. Në një studim të ri thuhet se mjalti është më efikas në eliminimin e simptomave të ftohjes dhe gripit sesa ilaçet komerciale.

Mjalti gjithashtu mund të jetë më i sigurt, më i lirë dhe alternativë më e mirë sesa antibiotikët. Ky studim u ka bërë thirrje mjekëve që ta rekomandojnë mjaltin te pacientët, në vend të antibiotikëve që mund të shkaktojnë efekte anësore.

Mjalti për një kohë të gjatë është përdorur si ilaç popullor për kollën, por efekti i tij në trajtimin e sëmundjeve të zakonshme nuk është hulumtuar shumë.

Fizikanët nga shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Oxfordit dhe Departamenti i Shkencave për Përkujdesjen Primare Shëndetësore kanë analizuar provat ekzistuese për të parë nëse simptomat e infeksioneve të traktit të sipërm sipërfaqësor i janë përgjigjur mjaltit. Këto infeksione janë të ngjashme me ftohjen që mund të prek hundën, sinuset, fytin dhe laringun.

“Mjalti ishte superior në kujdesin e përditshëm për të përmirësuar simptomat e infeksioneve në organet e frymëmarrjes”, kanë thënë hulumtuesit e Universitetit të Oxfordit në studimin e publikuar në revistën “BMJ Evidence-Based Medicine”.

“Është një zëvendësim i lirë i antibiotikëve. Mjalti mund të ndihmojë në ngadalësimin e përhapjes së rezistencës antimikrobe, por ende duhen testime për sa i përket kualitetit të lartë”, kanë thënë hulumtuesit.

Shumica e krahasojnë mjaltin me trajtime më të zakonshme, siç janë ilaçet pa recetën e mjekut.

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit