ELENA BETA
Shoqata Together for Life, pjesë e rrjetit ECIM ishte sot prezente në takimin përmbyllës të Programit SENiOR-A, mbështetur nga REC Shqiperi.
Ky takim u organizua për të reflektuar mbi arritjet e rrjeteve mjedisore te krijuara ne kuader te Programit SENiOR-A.
U fol gjithashtu për sfidat dhe mundësitë për të rritur rolin e Shoqërisë Civile në fushën e Mjedisit.
Drejtori i Qëndrës Rajonale të Mjedisit (REC) Z. Mihallaq Qirjo falënderoi organizatat prezente për kontributin e dhënë në këtë rrugëtim të përbashkët dhe u shpreh se ishte i lumtur për bashkëpunimin me organizatat mjedisore.
Gjithashtu u zhvillua edhe një panair ku secila nga organizatat mjedisore ekspozoi materialet e veta informuese lidhur me aktivitetet e realizuara në kuadër të këtij programi.


