Mjekësia kineze është e njohur për këshillat e vlefshme dhe tradicionale që jep. Kanella është një nga erëzat më të njohura. Thuhet të jetë përmendur që 2800 vjet para Krishtit, dhe përdorimi i saj i parë mendohet të ketë ardhur nga Kina. Kanella është e njohur për vetitë kurative të saj për ftohjet, gripin, pastrimin e gjakut, uljen e nivelit të kolesterolit të keq dhe djegjen e yndyrës. Receta që do t’ju paraqesim ju ndihmon me problemet e tretjes.
Valoni 200 ml ujë me një copë xhenxhefili. Hidheni çajin e përgatitur në një gotë të madhe dhe shtojini 2 lugë çaji kanellë dhe 2 lugë çaji mjaltë të papërpunuar. Pini gjysmën e pijes para se të shkoni të flini dhe gjysmën tjetër të nesërmen në mëngjes, me stomakun bosh.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: healthdigezt


