Mjekësia alternative egjiptiane, ja pse konsiderohet ndër më efektivet!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

mjekesia alternativeMjekësia egjiptiane është një nga më të vjetrat të dokumentuara ndonjëherë. Nga shekulli i 33-të deri në pushtimin persian në 525 para Krishtit, praktika mjekësore egjiptiane ka mbetur e qëndrueshme në metodat e saj shumë të avancuara për kohën. Homer ka shkruar edhe në veprën e tij Odisea: “Në Egjipt, burrat janë më të aftë në mjekësi se ne në çdo fushë tjetër” .

Papirusi Edwin Smith tregon shumë për mjekësinë popullore egjyptiane, duke e paraqitur si një manual të të mësuarit. Metodat për trajtim të sëmundjeve të ndryshme përfshijnë, perimet, frutat, mineralet, praktikën empirike dhe atë të vëzhgimit. Papirusi gjithashtu e njeh zemrën si qendër të furnizimit me gjak.

Edhe kurimi i çrregullimeve mendore, depresioni dhe skizofrenia janë të detajuara në një nga kapitujt. Egjiptianët trajtonin sëmundjet zorrëve dhe parazitet, sëmundjet e syve dhe lëkurën me probleme, madje edhe tumoret.

Sëmundjet nuk ishin të pazakonta në Egjiptin e lashtë. Ka pasur shumë persona me probleme të lëkurës nga ujrat e lumit Nil. Ftohjet dhe tuberkulozi ishin gjithashtu të zakonshme, sëmundjet e transmetuara  nga kafshët gjithashtu, pneumonia në mushkëri  ishte e zakontë gjatë stuhive të rërës. Por mjekët egjiptianë përdorën më së miri burimet natyrore që gjendeshin rreth tyre, për të trajtuar këto sëmundje. Shumë nga metodat e tyre janë edhe sot shumë praktike dhe konsiderohen pjesë e rëndësishme e mjekësisë alternative.

Burimi: http://www.topnaturaltips.com/shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit