Mjekët: Ja problemet shëndetësore të jetës pa lëvizje

Mungesa e aktivitetit fizik krijon probleme të mëdha në shëndetin e fëmijëve, grave dhe burrave. Mjekë të ndryshëm e përmendin jetën sedentare si një nga faktorët në sëmundje të rënda si diabeti, hipertensioni etj

Arlinda Gjypi

ushtrime 2Vetëm pak kohë më parë, ekspertët dhe studiuesit lëshuan alarmin për atë që e quajtën ulje drastike e fertilitetit në Europë. Kjo ulje është vërtetuar thuajse në të gjitha studimet e fundit të kryera në Kontinentin e Vjetër. Në Londër u mbajt konferenca e radhës lidhur me fertilitetin. Shumica e ekspertëve të pranishëm në këtë konferencë dhanë alarmin për atë që ata e quajtën “kriza e spermës”.

Pjesa më e madhe e studimeve të kryera në vendet e zhvilluara të Europës arrijnë në përfundimin se në 15 vitet e fundit, numri i meshkujve të shëndetshëm nga 18 në 25 vjeç ka rënë dukshëm. Studiuesit fajësojnë për këtë jetën sedentare. Ata bëjnë thirrje për më shumë aktivitet fizik dhe ndërgjegjësim për prindërit që të edukojnë me kulturë fizike fëmijët e tyre.

Por ç’thonë mjekët shqiptarë për rrezikun e një jete sedentare në shëndetin tonë. Lexoni disa prononcime të tyre më poshtë për sëmundje të ndryshme.

Doktor Agron Islamaj, neurolog:

Për të minimizuar sëmundjet e enëve të gjakut të trurit, është e rëndësishme shmangia e faktorëve që çojnë në këto sëmundje, si: qëndrimi ulur për një kohë të gjatë apo jeta sedentare, mbipesha, përdorimi i duhanit, përdorimi i alkoolit,  përdorimi i ushqimeve të  tepërta etj.

Ajo çka këshillohet është rritja e aktivitetit fizik, marrja me sport, ecje në natyrë, në ajër të pastër, shmangia sa të jetë e mundur e streseve etj.

ushtrime_fizike_-1Enida Xhumari, specialiste e Higjienës dhe Promocionit në MSH:

Në rastet e deformimeve të shtyllës kurrizore te fëmijët, një rol thelbësor luajnë dhe mjekët e shkollave, si dhe mësuesit e aktivitetit fizik në shkolla, të cilët duhet t’i drejtojnë më shumë rreth aktiviteteve fizike, si: futboll, arte marciale, hedhje. Këto do të shënonin një diferencë të madhe në jetën e tyre të përditshme.

Mjeku kardiolog Muhamed Kondi:

Hipertensioni  njihet gjerësisht si presioni i lartë i gjakut. Hipertensioni nuk është gjë tjetër veçse humbja e aftësive që kanë enët e gjakut për t’u tkurrur dhe relaksuar atëherë kur duhet. Ai ndahet në hipertension kryesor dhe dytësor. Shkaqet e hipertensionit kryesor nuk dihen, por mendohen të jenë një sërë faktorësh, si: trashëgimia, mbipesha, kequshqyerja, mungesa e aktivitetit sportiv etj.

Evin Dani, androlog:

Ka disa faktorë favorizues që ndikojnë në shfaqjen e andropauzës te burrat. Është parë se stili i jetesës (jeta sedentare apo pa lëvizje), por dhe abuzimi me alkoolin dhe duhanin ndikojnë në përshpejtimin e shfaqjes së andropauzës…

(Materialin e plotë mund ta lexoni në numrin e datës 14-30 prill të gazetës “Shëndet+”)

Postime të ngjashme

Eksperimenti ekstrem: Burri që nuk u ul për pesë ditë rresht rrëfen se si ndryshoi trupi i tij
Sa herë duhet të shkojmë në palestër për një trup të shëndetshëm?
"Konsumova pothuajse 1000 vezë në një muaj, dhe kjo solli një ndryshim drastik në trupin tim"
Ushtrimet e thjeshta mund të rrisin kujtesën
OBSH: 5 sportet apo ushtrimet që ju ndihmojnë më shumë të humbni peshë
A është gjimnastika e ujit e duhur për ju?
Cila është koha më e mirë e ditës për t'u ushtruar?
Kujdes me sportet dhe me palestrat e sforcuara, sepse rrezikoni zemrën tuaj!