Poliklinika e Specialiteteve numër 3 e Tiranës pret një numër shumë të madh pacientësh. Kjo bën që përpara dyerve të mjekëve të mblidhet një numër shumë i madh njerëzish, të cilët presin me orë të tëra nëpër stola. Sigurisht që kjo është një situatë e pashmangshme e me të cilën mjekët janë pajtuar.
Pak ditë më parë ka pasur një lëvizje të zyrave dhe Echo është sjellë afër zyrës së mjekut urolog në këtë Poliklinikë. Ky i fundit, për të shmangur ngatërresat midis pacientëve, ka gjetur një zgjidhje. Ka ndarë korridorin me anë të një “perdeje”, duke ndarë kështu edhe pacientët (shiko foton). Kjo, sipas mjekëve të tjerë, është diçka pozitive, pasi njerëzit nuk ngatërrohen më me njëri-tjetrin./ D.Canameti
