Mjekët në protestë: S’ndalemi deri në lirimin e kardiologut

Mjekët e spitalit të qyteit të Shkodrës kanë dalë edhe sot për të protestuar kundër vendimit për arrestimin e kolegut të tyre, kardiologut Edi Smalaj.

shkoder

Me pankarta “Jo pranga” në duar afro 80 mjekë e infermierë dolën në protestë në ditën e dytë në spitalin rajonal.

Bluzat e bardha e kanë cilësuar vendimin e Prokurorisë ekstrem dhe privim i lirisë me pa të drejtë.

Mjekët kërkuan lirimin e mjekut Edi Smalaj, në të kundërt paralajmërojnë bojkotim të punës.

Shefi i Kardiologjisë është arrestuar mesditën e të mërkurës pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumentet shëndetësore të pedagogut Simon Lufi, i arrestuar po ashtu për korrupsion pasiv.

Sipas policisë, mjeku Edi Smajlaj firmosi shtrimin në spital të pedagogut me pretendimin se ka probleme shëndetësore, me qëllim që të mos dërgohej në qelinë e paraburgimit./ https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera