Mjekimi me çorape të lagura: një metodë popullore që ju mbron nga e ftohura dhe gripi

corape te laguraËshtë e çuditshme dhe e vështirë të besohet, por në të vërtetë kjo metodë funksionon! Ky trajtim është njohur si “kompresa e ngrohjes”. Çorapet e lagura, për pasojë të ftohta, rrisin qarkullimin e gjakut, i cili stimulon sistemin imunitar. Efekti themelor i këtij trajtimi konsiston në rritjen e fleksibilitetit dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Karakteristikë tjetër e kësaj metode është veprimi i saj sedativ, shumë pacientë pohojnë se flenë shumë më mirë gjatë këtij trajtimi. Përveç këtyre, ky trajtim është shumë i mirë dhe efektiv në lehtësimin e dhimbjeve dhe rritjen e reagimit të shërimit ndaj infeksioneve akute.

Përbërësit që ju duhen: një kovë, një palë çorape të holla pambuku, një palë çorape të trasha leshi.

Hapi 1: lagini çorapet e holla të pambukut në një tas me ujë me akull.  Pasi çorapet të lagen plotësisht, shtrydhini, në mënyrë që të hiqni ujin e tepërt.

Hapi 2: vendosini këmbët në një kovë apo vaskë më ujë të nxehtë dhe mbajini për 10 minuta.

Hapi 3: hiqini këmbët nga uji i nxehtë dhe vishni menjëherë çorapet e lagura më parë në ujin e ftohtë, më pas vishni sipër këtyre çorapeve të lagura një palë çorape leshi.

Hapi 4: shtrihuni dhe mbulohuni me një batanije të ngrohtë, sigurohuni që këmbët të jenë nën batanije gjatë gjithë kohës, sepse në të kundërt trajtimi nuk do të funksionojë.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: healthyreminders

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?