Mjeku fizioterapist: Nëse nuk trajtohet, skolioza mund të sjellë shumë pasoja

Lakimi i shtyllës kurrizore, gjithnjë e më shumë po prek fëmijë e të rritur.

“Në rast se nuk trajtohet skoliza mund të sjellë dhe shumë pasoja. Shkakton asimetri të trupit , ngritjen e supit, dhimbje të kurrizit  dhe në rastet më ekstreme duhen ndyrhyrje nëpërmjet kirurgjisë. Duhet të dimë se skolioza ndahet në tre grada. Grada e parë, që varion nga 10-25 gradë mund të trajtohet me fizioterapi  dhe ushtrime gjimnastikore. Grada e dytë nga 5 deri në 45 gradë përpos ushtrimeve gjimnastikore dhe fizioterapisë pacienti duhet të mbajë edhe një korse në bust ortopedik për orë të gjata. Grada e tretë që është më ekstremja është skolioza mbi 45 gradë që trajtohet vetëm me ndërhyrje kirurgjikale”, shprehet mjeku fizioterapist Rudi Garunja për TCH.

Mungesa e aktivitetit fizik, qëndrimi i gabuar për orë të zgjatura para kompjuterit apo celularëve janë disa nga shkaqet. E ndërkohë shqetësues për fëmijët mbetet pesha shumë e madhe e çantës së shkollës.

Deformimi kërkon ndërhyrje të specializuar dhe kontrolle të vazhdueshme. Specialistët këshillojnë që çanta e shkollës të mos jetë më e rëndë se 10% e peshës së fëmijës e megjithatë realiteti flet ndryshe.

Kjo ka ndikuar jo vetëm në shtim të rasteve me skoliozë, por edhe uljen e moshës së prekjes tek fëmijët.

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin