Mjeku popullor: E shërojmë plotësisht hernien diskale

Mjekët popullorë u bëjnë thirrje institucioneve shëndetësore shqiptare për të prezantuar dhe pranuar shkencën e mjekësisë popullore. Në një intervistë për gazetën “Shëndet+”, kryetari i Shoqatës së Mjekësisë Popullore,  Selim Vrapi, kërkon që këto institucione të kontrollojnë  duke u dhënë të drejtën vetëm personave kompetentë për ta ushtruar këtë profesion. Pasi njerëzit po bien pre e gënjeshtarëve duke zbehur edhe vlerat e vërteta të kësaj mjekësie.

herniaA është mjekësia popullore shkencë?

Po, shkencë dhe shkencë e vjetër. Madje mund të themi që është edhe më e zhvilluar. Shumë sëmundje që mjekësia popullore mund t’i shërojë plotësisht, shkenca mjekësore nuk ka arritur ta bëjë. Kemi rastin e hernies diskale. Hernia diskale sot në botë nuk kurohet në asnjë institucion ndërkombëtar pa operacion, shkenca ka arritur të eleminojë dhimbjet, por jo të realizojë shërimin. Ndërkohë që mjekësia popullore e shëron plotësisht hernien fiskale pa operacion.

Si i keni marrëdhëniet me institucionet shtetërore shëndetësore shqiptare?

I kemi pasur të mira. Duhet që të bashkëpunohet me mjekësinë shkencore dhe me institucionet shëndetësore pasi është me interes të domosdoshëm. Po e theksoj se është bërë problem hernia diskale në Shqipëri dhe në vendet e Bashkimit Evropian, gjithashtu edhe spondiliartroza. Mjaft njerëz vuajnë nga spondiliartroza dhe përdorin qafore për të mbajtur drejt qafën, por kjo nuk është shërimi i asaj sëmundje. Duhet konsulta edhe me mjekët popullorë. Ndaj këmbëngulim në bashkëpunim.

Deri më sot çfarë pune është bërë për promovimin e mjekësisë popullore në Shqipëri?

Kryesorja është që është lënë e lirë mjekësia popullore.  Por, këto duhet të jenë të kontrolluara nga institucionet shëndetësore, sepse këtu ka dhe njerëz që spekulojnë me emrin e mjekësisë popullore. Ne kemi një statut, një program që nuk e lejon një mjek popullor të mjekojë për diçka që nuk e njeh. Kështu institucionet i japin ilaçe njerëzve që nuk janë kompetent dhe nuk dinë të përcaktojnë diagnozën që po kuron, kjo bën që shumë njerëz gënjehen dhe mashtrohen. Unë mendoj që duhet t’u jepet një rrugëzgjidhje dhe të kontrollohet nga Ministria e Shëndetësisë.

selim vrapi

Mjeku popullor Selim Vrapi

Prisni fonde nga shteti shqiptar?

Ne kemi vënë në dijeni Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën dhe shumë institucione të tjera për shoqatën që ne kemi, për të treguar kujdes. Është dhënë një urdhër nga Kryeministri, por e ka lënë në dorë të institucioneve, sepse vetë ai nuk merret me shëndetësinë. Po presim një përgjigje që mendoj se është në interes të gjithë njerëzve.

Mendoni që mjekësia shkencore e përjashton mjekësinë popullore dhe anasjelltas?

Unë kam pasur një mirëkuptim , kam kërkuar që në fillim bashkëpunimin me mjekësinë shkencore dhe më kanë ndihmuar edhe profesorët e mjekësisë shkencore për të arritur disa rezultate. Kemi bërë edhe mbledhje të përbashkëta për uljen e operacioneve në 50%  për ato sëmundje që sot operohen. Sot gjysma e njerëzve që operohen për ulçer nuk kanë ulçer, unë e kam deklaruar edhe në institucionet shtetërore këtë gjë. Edhe për sëmundje të tjera si spondiliartroza, hernia diskale, sëmundjen e këmbëve, të duarve etj.

(Intervista e plotë u botua në numrin e 15 shtatorit 2014 të gazetës “Shëndet+”)

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit