MLD, masazhi që rrit imunitetin e trupit

Nëse limfa nuk qarkullon siç duhet, atëherë do të kemi krijimin e enjtjeve në zona të ndryshme të trupit, por gjithashtu do të kemi edhe një imunitet më të dobët për të luftuar problemet shëndetësore

Arlinda Gjypi

Masazhet shihen shpesh si një mënyrë për të qetësuar trupin. Megjithatë, në varësi nga lloji i tyre, ato mund të shërbejnë edhe për t’u shëruar apo masazhtrajtuar për sëmundje të ndryshme. I tillë si masazhi limfo-dranazhues (MLD), i cili stimulon sistemin limfatik. Petrit Drini, fizioterapeut, i pyetur nga gazeta “Shëndet+” shpjegon se si MLD është shumë i përdorshëm në rastet e problemeve shëndetësore për shkak se rrit shumë imunitetin e trupit.

Doktor, mund të na shpjegoni se çfarë është masazhi limfo-dranazhues?

MLD apo masazhi limfo-dranazhues është një lloj masazhi i cili përdoret për të nxitur qarkullimin e duhur të limfës. Më duhet të shpjegoj pak paraprakisht, shumë thjesht, se çfarë është sistemi limfatik. Bëhet fjalë për një sistem që transporton limfën në gjithë trupin, madje ka njerëz që mund ta njohin edhe si gjaku i bardhë. Limfa mbledh yndyrnat, proteinat, viruset, të cilat lëvizin me lëngun limfatik, i kalon ato në gjendrat limfatike, të cilat bëjnë pastrimin, dhe më pas i fut sërish në qarkullim. 80% e limfës ndodhet në indin lidhës të lëkurës.

Pse është e nevojshme kjo lëvizje e limfës nëpër trup?

E thashë dhe pak më lart. Limfa bën pastrimin e trupit. Nëse limfa nuk qarkullon siç duhet, atëherë do të kemi krijimin e edemave (enjtjeve) në zona të ndryshme të trupit, por gjithashtu do të kemi edhe një imunitet më të dobët për të luftuar problemet shëndetësore. Gjendrat limfatike eliminojnë viruset, bakteret, lëndët e huaja, si dhe janë përgjegjëse për prodhimin e rruazave të bardha të gjakut (limfociteve).

Petrit Drini, fizioterapist

Petrit Drini, fizioterapist

Cilat janë arsyet që limfa nuk qarkullon siç duhet?

Mosqarkullimi i duhur i limfës ndodh për dy shkaqe: trupi prodhon shumë limfë ose sistemi limfatik mund të jetë i dëmtuar (nuk qarkullon për shkak të sëmundjeve të ndryshme).

Si zgjidhet problemi i mosqarkullimit të limfës?

Ky mosqarkullimi i duhur i limfës zgjidhet përmes masazhit limfo-dranazhues (MLD). MLD shërben për të vënë në lëvizje limfën.

Cilat janë rastet kur përdoret ky lloj masazhi?

MLD përdoret në rastet e shembjeve, sepse në këto raste kemi enjtje.

Përdoret për tërheqjet muskulare, sepse lëngjet dalin dhe krijojnë probleme. Duke vënë në qarkullim më të mirë limfën, do të kemi një rregullim më të mirë të trupit.

blood cell typesPërdoret në rastet e frakturës së kockës, pasi pas allçisë krijohet një bllokim i lëvizjes së limfës për shkak të moslëvizjes së pacientit, ndaj masazhi është i rëndësishëm për të rikthyer lëvizjen. Në këtë mënyrë ka një prodhim më të madh të rruazave të bardha të gjakut e për pasojë një imunitet më të fortë.

MLD përdoret edhe në rastet e shenjave apo çikatriçeve në lëkurë, pasi ky lloj masazhi stimulon indin lidhës.

Përdoret në rastet e alergjisë, sigurisht vetëm në periudhat e qeta. Duke rritur imunitetin e trupit, MLD jep mundësinë që trupi ta luftojë alergjinë më mirë.

E njëjta gjë ndodh edhe në rastet e stresit. Megjithëse stresi është një përgjigje nga rreziku, shpesh ai është i zgjatur dhe përmes masazhit është e mundur të bëhet qetësimi dhe të përmirësohet përgjigjja e trupit .

MLD stimulin sistemin parasimpatik. Është e këshillueshme në rastet e distonisë neurovegjetative. Bëhet fjalë kur trupit nuk i funksionon siç duhet përgjigjja ndaj situatave të ndryshme, si për shembull përgjigjja ndaj ankthit, frikës.

Kur nuk duhet të përdoret MLD?

Në rastet e mbilodhjes nuk është e këshillueshme që të bëhet masazh limfodranazhues.

Gjithashtu MLD nuk këshillohet në rastet e problemeve me veshkat (kur ka insuficencë renale).

Për personat me diabet mund të bëhet ky lloj masazhi, por nuk është mirë të aplikohet në pjesën e barkut.

Postime të ngjashme

Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja