Mos e besoni po deshët! Vetë shkenca ka provuar se ky frut ndihmon çiftet të bëhen me djalë

Janë me qindra thashetheme që qarkullojnë në lidhje me gjininë e bebes, megjithatë ky mit në lidhje me konsumimin e bananes para shtatzënisë për të lindur djalë mund të ketë një farë të vërtete. Sipas një studimi të ri, të publikuar nga “The Royal Society”, ushqimet që një nënë konsumon para ngjizjes mund të ndikojnë tek gjinia e fëmijëve, sidomos, ngrënia sa më shumë e bananeve (apo ndonjë ushqimi tjetër të pasur me kalium) mund të çojë në lindjen e djalit.

Gjatë studimit, ku u monitoruan 740 gra britanike gjatë shtatzënisë së parë (asnjëra prej tyre nuk ishte në dijeni të gjinisë së foshnjës), shkencëtarët zbulua se gjinia e bebes korrespondonte me dietën e nënës gjatë shtatzënisë.

Gratë të cilat lindën djalë kishin konsumuar më shumë ushqime të pasura me kalium dhe lëndë të tjera ushqyese para ngjizjes, ndërsa hulumtuesit shkencorë besojnë se mund të jetë faktori kryesor në parashikimin e gjinisë.

Shkencëtarët zbuluan gjithashtu se gratë të cilat konsumojnë drithëra për mëngjes janë më shumë të predispozuara të lindin djalë.

Burimi: Self.com / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?