Mos e hidhni llumin e kafes: ja disa përdorime të mrekullueshme të saj

Pasi keni pirë kafen, rutina është që të lani filxhanët dhe të hidhni llumin. Ju nuk duhet ta ndiqni më këtë rutinë, ja përse:

llum kafjeLargon erën e keqe: nëse enët kanë erë të pakëndshme për shkak të erës së fortë të ushqimeve, lajini këto enë me llum kafeje. Aroma e tyre e keqe jo vetëm do të zhduket, por nuk do të lejojë as përzierjen e aromave me njëra-tjetrën.

Pastron mobiljet: me llumin e kafes mund të pastroni drunjtë e errët të mobiljeve nga të gjitha papastërtitë dhe nga gërvishtjet. Për ta bërë këtë, ju nevojitet pak ujë i nxehtë dhe llumi i kafes. Me anë të një sfungjeri fshini mobiljet.

Pastron veshjet e lëkurës: nëse çantat apo xhupat e lëkurës ju kanë marrë ngjyrë tjetër dhe nuk pastrohen lehtë, mundohuni t’i fërkoni me llum kafeje. Kjo është një mënyrë mjaft efektive.

Ushqen bimët: llumi i kafes shërben dhe për të ushqyer bimët. Ai mund të përdoret në formë plehu.

Largon insektet dhe parazitët: në vendet ku mendoni se akumulohen insektet dhe parazitët, vendosni llum kafeje. Ato do të zhduken nga ai vend.

Produkt bukurie: llumi i kafes mund të përdoret si skrab për fytyrën dhe si maskë anticelulit. Jep rezultate mjaft të efektshme.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: steptohealth

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet