Mos i hiqni dhëmbët e pjekurisë: Ja pse janë të rëndësishëm

Dhëmbët e pjekurisë duke qënë se janë dhëmbët e fundit të nofullës mund të mbledhin mbeturinat e ushqimit përrreth tyre duke çuar kështu në enjtje, dëmtim të dhëmbëve, erë të keqe goje etj. Megjithëse, stomatologët rekomandojnë shpesh që dhëmbët e pjekurisë mund të hiqen lehtësisht sepse nuk konsiderohen të nevojshëm, kjo gjë nuk është aspak e vërtetë.

Cilët janë dhëmbët e pjekurisë?

dhembi i pjekuriseDhëmbët e pjekurisë janë grupi i tretë dhe i fundit që iu dalin njerëzve, ato dalin zakonisht pas adoleshencës apo të njëzetave. Në një raport të publikuar në revistën amerikane të “Shëndetit Publik” thuhet se rreth 67% e shkuljeve të dhëmbëve të pjekurisë janë të pashmangshme.

Në një studim gjithëpërfshirës në marrëdhëniet ndërmjet shëndetit oral dhe sëmundjeve thuhet se në 100% të rasteve ushqyerja e shëndetshme është çelësi i shëndetit oral dhe i dhëmbëve. Në qoftë se nofulla pajiset me lëndë ushqyese të mjaftueshme gjatë zhvillimit të saj, të gjithë dhëmbët (32) do të kenë hapsirë të mjaftueshme në gojë që të rriten shëndetshëm. Pra, dhëmbët e pjekurisë, që të dalin të shëndetshëm dhe pa dhimbje, infeksione etj duhet të marrin të gjitha vlerat ushqyese të nevojshme.

Pse keni nevojë për dhëmbët e pjekurisë?

Sipas mjekësisë kineze, dhëmbët konsiderohen shumë të rëndësishme sepse janë të lidhura me organet dhe të gjithë trupin. Sipas tyre, ekziston një lidhje thelbësore midis dhëmbëve dhe nyjeve, segmenteve kurrizore, rruazave, gjëndrave endokrine etj. Rreth 46% e nervave ndijore në pjesën cerebrale të trurit janë të ndërlidhura me gojën. Dhëmbët e pjekurisë janë shumë të rëndësishëm kur dalin të shëndetshëm dhe duhet të mundoheni t’i mirëmbani ato dhe të shmangni heqjen.

Të gjithë dhëmbët janë të lidhura me çdo pjesë trupi përmes rrugëve të sistemit nervor, të njëjtin funksion kanë edhe dhëmbët e pjekurisë.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë