MOS punoni shumë, rrezikoheni nga sëmundjet e zemrës

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Puna me orar të zgjatur rrit rrezikun e zhvillimit të problemeve të rënda me zemrën. Në këtë përfundim ka arritur një studim i kryer nga Kolegji Universitar i Londrës, i cili tregon se njerëzit që punojnë më shumë se 55 orë në javë janë 40% më të rrezikuar që të vuajnë nga ritme të çrregullta të zemrës, krahasuar me ata që punojnë 35 deri në 40 orë.

Dihet që turnet me orar të zgjatur rrisin rrezikun e goditjes në tru, ndërsa për lidhjen me problemet e ritmit të zemrës – njohur me terma mjekësore si fibrilacion atrial – nuk është ditur më parë.

Studimi i kryer tek më shumë se 85,500 britanikë dhe skandinavë, zbulo se  personat që punon me orare të zgjatura ishin më të rrezikuar nga fibrilacioni atrial gjatë dekadës së ardhshme.

Rezultatet e studimit, të publikuara tek Revista Evropiane e Zemrës, zbuluan se për çdo 1000 persona në studim, ndodhnin 5.2 raste më shumë të fibrilacionit atrial tek ata që punon me orare të zgjatura.

Fibrilacioni atrial është çrregullimi më i zakonshëm i ritmit të zemrës, që prek me miliona njerëz në të gjithë botën dhe mund të çojë në goditje në tru, sulm në zemër apo zhvillimin e demencës.

Autorja kryesore e studimit, profesoresha Mika Kivimaki, nga Kolegji Universitar i Londrës, thotë: “Këto rezultatet tregojnë se oraret e zgjatura në punë lidhen me një rrezik të lartë të zhvillimit të fibrilacionit atrial, aritmia më e zakonshme kardiake.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?