Mosmbajtja e urinës në moshat e rritura

burratHysni Dankshi

Shpeshherë, sidomos tek burrat, ndodh që nuk mbahet urina, urinojnë si ditën edhe natën. Kjo ndodh tek ata persona ku fshikëza e urinës është e zmadhuar. Për këtë përdoren disa bimë popullore për të normalizuar urinën. Efekti i këtyre bimëve është të zvogëlojë fshikëzën e urinës dhe ureterin. Të tilla janë: hithra, aguliçja, sherebela.

-Në 1 litër ujë hidhni 5 lugë gjelle me gjethe hithre të thara e të grimcuara. I zieni 10-15 min. Si të ftohet kullojeni dhe shtrydheni me anën e një nape të bërë dysh. Pihet çdo vakt mbas buke, nga 1 gotë uji i vakët. Ëmbëlsojeni sipas dëshirës, me sheqer ose me mjaltë.

-Në ujin që sapo ka valuar, hidhni 5 lugë gjelle aguliçe. Ena mbulohet me kapak. Lihet 30 minuta në qetësi dhe pastaj kullohet dhe shtrydhet. Lëngu ëmbëlsohet sipas dëshirës, me sheqer ose me mjaltë. Pihet çdo vakt mbas buke nga 1 filxhan çaj i vakët.

-Merrni 30 gr këputje, 20 gr sherebelë, pak mështeknë, 10 gr lule mëllagë e bardhë. Kjo përzierje mbahet 4 orë në gjysmë litri ujë të ftohtë. Pasi e ziejmë 5 minuta, e lëmë 20 minuta në qetësi. Kullojeni dhe pijeni atë ditë, 3 doza të tilla në ditë para buke. Mjekimi vazhdon 7-10 ditë. 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Frutat që ulin tensionin e lartë të gjakut në mënyrë natyrale, sipas ekspertëve