Mu rishfaqen problemet me lekurën edhe pas mjekimit

Përshëndetje! Jam një djalë 28 vjeç dhe para një viti më është shfaqur një problem me lëkurën. Mjeku që më vizitoi më tha se vuaja nga psoriaza dhe më dha një kurë. Mbas disa javësh u bëra më mirë, por kam disa ditë që më është kthyer I njëjti shqetësim. Dua të di nëse është normale dhe çfarë duhet të bëj.
Me respekt Alberti
lekure 2Për shqetësimin tuaj ne pyetëm mjeken dermatologe Anila Gjokutaj. Ja se çfarë thotë mjekja:
“Së pari do ti thoja djalit që psoriaza është një sëmundje kronike dhe si e tillë ai do ta vuajë gjatë gjithë jetës. Shkak për rishfaqjen e saj mund të jetë stresi, abuzimi me alkoolin, sëmundje të ndryshme, si p.sh një grip I thjeshtë, pra sëmundje që ndikojnë në uljen e imunitetit të organizmit, etj. Dihet që rastet me psoriazë janë më të shpeshta gjatë dimrit, sepse mungojnë rrezet e diellit që ndikojnë në qetësimin e shenjave të saj. Unë do ti rekomandoja djalit të bëj sërish një vizitë te dermatologu, në mënyrë që të nisë sa më parë trajtimin medikamentoz”.

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare