Muaji i lindjes, tregues i sëmundjeve që mund t’ju prekin

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Studime të ndryshme kanë vërtuetuar se ekziston një lidhje midis muajit kur kemi lindur dhe sëmundjeve që mund të rrezikohemi. Një tezë e tillë është e vërtetuar edhe nga Universiteti i Kolumbisë, i cili ka krijuar një program për të analizuar lindjet dhe të dhënat mjekësore të 1.7 milionë pacientëve.muaji i lindjes

Shkencëtarët e këtij Universiteti zbuluan 55 sëmundje që lidhen me muajin kur ka lindur pacienti.  Sipas tyre, njerëzit e lindur në muajin tetor janë më të rrezikuar që të preken nga sëmundje të ndryshme, ndërsa më pak të rrezikuar janë të lindurit në muajin maj.

Fëmijët e lindur në mars kanë më shumë gjasa që të vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, ata që kanë lindur në nëntor rrezikojnë të preken nga nga virozat e stinës dhe bronkiti, ndërsa të lindurit në korrik janë më të rrezikuar nga astma. Fëmijët e lindur në stinën e dimrit janë të rrezikuar të vuajnë nga çrregullimet neurologjike.

Këto të dhëna mund të ndihmojnë studiuesit që të zbulojnë faktorë të rinj që çojnë në sëmundje të caktuara.

Burimi: Healthy Food Team / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin