Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit: Terma kyç që duhet t’i dini

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit

Qëllimi i këtij organizimi është të shpërndajë informacionin për shëndetin e gjirit, dhe të rrisë ndërgjegjësimin për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën. Në këtë muaj, operatorët e shumtë nga fushat e shëndetit bëhen pjesë e veprimtarive që kanë në qendër rritjen e ndërgjegjes së shoqërisë për kontrollin dhe parandalimin e kësaj sëmundjeje.

Gazeta Shendeti ka zbuluar disa nga termat më kyç që lidhen me këtë sëmundje dhe domethëniet e tyre.

Pacientët mund të kenë dëgjuar disa ose të gjitha këto fjalë ndërkohë që konsultohen me mjekun për kancerin e gjirit. Të diturit e domethënies së këtyre termave dhe si ndikojnë ata, është shumë e rëndësishme që ju të merrni ndihmën që ju nevojitet. Më poshtë janë termat dhe përkufizimet e tyre.

Beninje – Kur një masë nuk është kancerogjene.

BRCA-1 dhe BRCA-2 –  Këto dy gjene të ndjeshme ndaj kancerit të gjirit zakonisht “ju ndihmojnë të mbroheni nga kanceri”, shpjegon Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Por, kur keni ndryshime ose mutacione në njërën ose të dyja gjenet BRCA, qelizat ndahen dhe ndryshojnë më shpejtë, duke çuar kështu në zhvillimin e kancerit”.

Karcinoma – Ky term nënkupton “kancerin që shfaqet në lëkurë ose indet që rrethojnë ose mbulojnë organet e brendshme.

Karcinoma dukale – Është një qelizë e rëndësishme që duket si kancer gjiri, por është e mbyllur në kanalet e gjirit dhe nuk përhapet shumë në trup. Ekspertët theksojnë rëndësinë e zbulimit të saj, pasi mund të bëhet kancer invaziv nëse lihet pa trajtuar.

HER2/neu:  Receptori 2 i faktorit të rritjes epidermike tek njerëzit është një lloj “antigjeni i përfshirë në rritjen dhe mbijetesën e qelizave dhe shfaqet në sipërfaqe të disa qelizave kancerogjene të gjirit. Analizat janë të rëndësishme për të përcaktuar statusin e  HER2 të pacientit, që mund të tregojë nëse ka sasi të lartë të HER2/neu në kancer.

Karcinoma duktale invazive – Një lloj i kancerit të gjirit që fillon në qelizat që rrethojnë kanalin para se të përhapet nëpërmjet mureve të kanalit dhe të rriten afër indeve të gjirit.

Kanceri lobular invaziv – ky lloj i kancerit të gjirit fillon në gjëndrat e quajtura globule.

Lumpektomi – Kur gjëndra dhe disa inde hiqen nga gjiri.

Malinje – Kur një masë është kancerogjene.

Mamogramë – Rrezet X me rrezatim të ulët që lejon radiologët të kontrollojnë për ndryshime në gjoks. Kjo pajisje mund të zbulojë kancerin në fazat e hershme, kur masa tumorale është shumë e vogël dhe mund të trajtohet shumë lehtë.

Ekspertët zakonisht rekomandojnë kontrolle të gjirit për gratë nga mosha 40 vjeç deri në 70.

Mastektomi – Ky term i referohet “operacionit për heqjen e një pjese ose të të gjithë gjirit”.

Metastazë – Ky term përshkruan përhapjen e kancerit në pjesë të tjera të trupit.

Kanceri okult – Term i përdorur kur “kanceri është i fshehtë dhe zbulohet aksidentalisht”.

Terapi sistemime – Kur trajtimet si terapia me hormone ose kimioterapia ndikojnë në të gjithë trupit,

Trefish-negative – Ky term përshkruan “kur qelizat nuk kanë receptorë të estrogjenit ose progesteronit dhe nuk kanë gjithashtu mjaftueshëm antigjene të quajtura HER2.

Faza e tumorit – Është një proces matës se sa shpejtë janë ndarë qelizat tumorale dhe sa ndryshe duken krahasuar me qelizat normale./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit