Mungesa e aktivitetit fizik dyfishon vdekjet nga obeziteti

Mungesa e aktivitetit fizik mund të çojë në dyfishim të vdekjeve nga obeziteti. Kjo është ajo çka rezulton nga një studim i fundit obezitetii Universitetit të Kembrixhit, i publikuar në revistën “American Journal of Clinical Nutrition”, sipas të cilit mjaftojnë 20 minuta ecje me ritëm të qëndruar për të ulur rrezikun e problemeve kardiovaskulare dhe kancerit.

Studimi, i cili ka marrë në shqyrtim të dhënat e 334161 evropianëve, ka gjetur se pjesa më e madhe e rrezikut për vdekje të parakohshme qëndron tek grupi i cilësuar si “jo aktiv” që përveç punës, nuk kryen aktivitet tjetër fizik krahasuar me grupin e “jo aktivëve të moderuar”, që në fakt arrinin të kombinonin punën me aktivitetin krijues. Duke analizuar këta dy grupe, në veçanti, autorët kanë treguar se vetëm 20 minuta ecje e shpejtë në ditë, në të cilin digjen 90-110 kalori, kontribuojnë në uljen e rrezikut për vdekje të parakohshme në një përqindje rreth 16-30%./ ANSA

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Njerëzit kanë një set të tretë dhëmbësh dhe mjekësia e re mund t'i ndihmojë të dalin
Robotë shtatzënë? Shpikja e radhës e Inteligjencës Artificiale, që sfidon kufijtë e njerëzores
Jeni të shëndoshë dhe keni vështirësi për të humbur peshë? Shkencëtarët mendojnë se e dinë pse.
Studimi amerikan zbulon tetë zakone që ju zgjasin jetën deri në 24 vjet