Përshtati në shqip: Kesilda Gjoka
Si diagnostikohet ADHD?
Shumë simptoma të ADHD janë tipike sjellje fëmijërore. Kjo gjë sjell vështirësi në diagnostikim e saj, prandaj duhet të mbani “shënim” simptomat dhe sjelljen e fëmijëve për ta ndarë me mjekun.
Që të bëhet diagnostikimi i ADHD-së, fëmijët duhet të kenë disa simptoma për të paktën 6 muaj para moshës 12 vjeç.
Hapi 1. Kryeni një kontroll mjekësor. Ekzaminimi mjekësor nuk është aq serioz sa duket. Ju dhe mjeku i fëmijës duhet të flisni për çdo shqetësim që mund të keni dhe të arrini në një zgjidhje për simptomat e fëmijës suaj. Gjendjet shëndetësore si krizat , dëmtimet e dëgjimit ose infeksionet e veshit kronik mund të ndikojnë në njohjen (përpunimin mendor) dhe të shkaktojnë ankth ose depresion.
Mjeku mund të përjashtojë disa nga gjendjet shëndetësore gjatë vizitës, por fëmija duhet të vizitohet përsëri tek një specialist, ORL ose neurolog për një ekzaminim më të mirë.
Hapi 2. Merrni një referim tek një profesionist i shëndetit mendor. Pasi ka përjashtuar shkaqet mjekësore, mjeku i fëmijës suaj mund t’iu rekomandojë te një profesionist i shëndetit mendor. Mund të jetë një punonjës social klinik, psikolog i fëmijëve ose një pediatër i specializuar. Specialisti do të mbledh informacione mbi historinë mjekësore të fëmijës dhe të dhënat e shkollës.
Është e rëndësishme për mjekun e shëndetit mendor të informohet nëse fëmija po përjeton eksperienca stresuese në jetë si divorce, një shpërngulje ose një vdekje në familje.
Pyetësor ose forma vlerësimi të sjelljes. Njerëzit afër fëmijës, familjarët, kujdestari dhe mësuesve të tyre do t’iu kërkohet plotësimi i pyetësorëve për të arritur në një vlerësim të fëmijës. Arsyeja është për të parë nëse të gjithë ata vërejnë të njëjtën sjellje. Mjetet e zakonshme të shqyrtimit përfshijnë Sistemin e Vlerësimit të Sjelljes për Fëmijët dhe Lista e Kontrollit të Sjelljes së Fëmijëve të Acenbac, e cila ka më shumë se 100 pyetje nëse keni vënë re disa sjellje të caktuara tek fëmija.
Provoni hapësirën e vëmendjes së fëmijës suaj. Klinikat shpesh përdorin testin e vazhdueshëm të performancës Conners (CPT-3). Testi është për fëmijët 8 vjeç e lart dhe ka të bëjë me shtypjen e butonit në tastierë, kur çdo shkronjë tjetër që shfaqet në ekran përveç X. Testi zgjat rreth 15 minuta dhe është i dizajnuar për të siguruar njohuri në kontrollin e impulsit dhe vëmendjes së vazhdueshme.
Flisni dhe vëzhgoni fëmijën tuaj. Shumë prej profesionistëve do të duan të vëzhgojnë personalisht se si ndërvepron fëmija më moshatarët e tyre dhe më të tjerët rreth tij/saj.
Para se të japin një diagnostikim, mjekët duan të dinë:
- A janë sjellje të tepruara dhe a ndikojnë në ndonjë aspekt të jetës tyre?
- A ndodhin më shpesh tek fëmija juaj krahasuar me moshatarët?
- A janë sjelljet problem i vazhdueshëm ose përgjegjëse të ndonjë situatë?
- Nëse sjelljet ndodhin në shumë ambiente apo vetëm në një mjedis, siç është: parku, shtëpi apo klasë?
Hapi 3. Mblidh të gjithë informacionet. Mjeku i fëmijës si dhe profesionistët e shëndetit mendor do të shikojnë të gjithë informacionet që ju keni mbledhur. Fëmija diagnostikohet me ADHD nëse ka këto simptomat:
- Simptomat janë prezentë në dy ose më shumë ambiente, siç është shtëpia dhe shkolla.
- Simptomat janë mjaftueshëm të rënda që të ndikojnë negativisht në aftësitë sociale dhe gjatë detyrave shkollore.
- Nëse simptomat janë prezente për të paktën 6 muaj dhe të jenë shfaqur para moshës 12 vjeç.
Numri dhe lloji i simptomave janë gjithashtu të rëndësishme. Nëse fëmija juaj ka gjashtë ose më shumë simptoma të pavëmendshmërisë, ai mund të diagnostikohet me llojin e pakujdesshëm të ADHD-së. Nëse ai ka gjashtë ose më shumë simptoma të hiperaktivitetit dhe impulsivitetit, ai mund të diagnostikohet me llojin hiperaktiv / impulsiv. Fëmijët që plotësojnë kriteret për të dy llojet e pakujdesshme dhe ato hiperaktive / impulsive do të diagnostikohet si të kenë llojin e kombinuar të ADHD.
E njëjta vlen edhe për moshën 17 vjeç dhe më të rritur, por në këtë rast në vend që të tregojë të paktën 6 simptomat për një nga tre llojet e ADHD-së, ata duhet të tregojnë të paktën 5.
Diagnoza do të specifikojë llojin e ADHD-se, nëse është i butë, i moderuar apo i ashpër./Shendeti.com.al


