Musaka me perime – nga më të mirat e traditës

Ideale edhe për personat që këto kohë mbajnë agjërim për Pashkët – recetë e rekomanduar nga dietologia Rolina Naço

Përbërësit (2-3racione):

  • 3 lugë supe vaj ulliri
  • 1 patëllxhan i madh, i prerë në shirita
  • 2 kunguj mesatar, të prera në shirita
  • 1 qepë të madhe, të prerë imët
  • 120 g kërpudha, të prera feta
  • 1 thelbi hudhër
  • 4 domate në kube
  • 1/2 filxhan domate të grira në blender
  • 2 lugë verë të kuqe
  • 1 lugë gjelle erza të ndryshme
  • 90 gr arra, të copëtuara imët
  • 30 gr bollgur e copëtuar në blender
  • Kripë, Piper

Për beshamelin:

  • 30 g miell gruri
  • 300 ml qumësht soje
  • 2 lugë vaj ulliri

Përgatitja:

  1. Së pari ngrohni furrën në 180 ° C. Në një tigan,vendosni patëllxhanët dhe kungujt, të spërkatur me vaj ulliri, pasi zbuten i lini mënjanë.
  2. Vendosni një lugë gjelle vaj ulliri në tigan me pak ujë, dhe skuqni qepën për 5 minuta dhe në fund shtoni kërpudhat dhe hudhrat, i lini dhe për 5 min të tjera. Shtoni salcën e domates, verën edhe erëzat që të formohet salca.
  3. Pastaj shtoni arra, bollgurin, kripë dhe piper.
  4. Në një tigan, shtoni 2 lugë vaj ulliri, miellin dhe qumështin soje, trazoheni 5 min deri sa të behet krem.
  5. Hidhni pak vaj në tepsi, vendosni gjysmën e perimeve në një rresht, hidhni sipër përzierjen e mbushjes dhe pak beshamel. Shtoni përsëri perimet edhe beshamelin. E vendosni në furrë dhe lëreni për 45 minuta./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin