Ndahet nga jeta ish-ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga

Për tre ditë do të mbushte plot 70 vjeç, por ka mbyllur sytë pas një sëmundje të rëndë që kaloi. Luan Hajdaraga, një personalitet mjaft i njohur në skenën politike shqiptare, ndërroi jetë këtë të hënë pas disa muajsh që pësoi ishemi cerebrale.

Lajmi i hidhur është dhënë nga familjarët, teksa u dërgua në Turqi për mjekim më të specializuar.

Në Mars të këtij viti ish ministri i Mbrojtjes ndodhej në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës ku dhe pati krizën e ishemisë. Pas disa kohësh në Spitalin e Neurologjisë, qeveria shqiptare akordoi një shumë për kurimin e tij në Turqi, ku dhe ndërroi jetë.

Hajdaraga ka qenë eksponent i lartë i PS-së, deputet i kësaj partie, ministër i Mbrojtjes në vitet 1998-2000, e më pas ka shërbyer dhe si zv. ministër i jashtëm në 2003./Top Channel

Postime të ngjashme

Pesë ankesa çojnë në KPP tenderat e lavanderive të spitaleve me fond mbi 6.1 milionë euro
Ministrja Sala prezanton shërbime të reja për të moshuarit, ndërsa Kujdesi Shëndetësor në Banesë vazhdon të mbetet pa financim të qëndrueshëm
Obeziteti - Le të flasim për të.... SË SHPEJTI
Dita e 40-të e protestës, qytetarja: Në spitale s’ka ilaçe, por japin 4 mln euro për një këngëtar
Sfidat në trajtimin e ngacmimit seksual në vendin e punës: nevojiten mekanizma më efektivë për mbrojtjen e viktimave
Ngacmimi seksual në vendin e punës: Sfidat e shoqërive tradicionale dhe moderne përballë një fenomeni global
Etika dhe respekti si themeli i një mjedisi pune të shëndetshëm
Pse krijimi i një kulture pune të bazuar në respekt dhe barazi duhet të kthehet në prioritet për çdo punëdhënës