Ndalimi i diskriminimit në punësim

Ndalohet çdo formë diskriminimi në ushtrimin e së drejtës për punësim dhe profesion.

Ndalimi i diskriminimit dhe zbatimi i parimit të trajtimit të barabartë në ushtrimin e së drejtës për punësim dhe profesion zbatohet në lidhje me:

a) mundësinë për punësim, vetëpunësim dhe profesion, duke përfshirë kriteret e përzgjedhjes dhe kushtet e rekrutimit, të çfarëdo lloj dege të aktivitetit dhe në të gjitha nivelet e hierarkisë profesionale, si dhe ngritjen në detyrë;

b) qasjen në të gjitha llojet dhe në të gjitha nivelet e orientimit profesional, trajnimit profesional, trajnimit dhe ritrajnimit të avancuar profesional, përfshirë edhe përvojën e punës në praktikë;

c) kushtet e punës dhe punësimit, përfshirë zgjidhjen e kontratës së punës dhe pagën;

ç) anëtarësimin dhe aktivizimin në organizata sindikale dhe organizata të punëdhënësve, ose ndonjë organizatë, anëtarët e së cilës ushtrojnë një profesion të caktuar, duke përfshirë përfitimet e siguruara nga këto organizata.

Në zbatim të parimit për trajtim të barabartë, të gjithë punëmarrësit dhe çdo grup punëmarrësish duhet të trajtohen me të njëjtin respekt dhe kujdes dhe duhet të respektohen edhe rrethanat e tyre të veçanta.

Punëdhënësi është i detyruar të sigurojë përshtatjen e arsyeshme të vendit të punës për personat me aftësi të kufizuar ose persona të ndodhur në kushte të tjera. Në rastin kur një person pretendon se është cenuar nga moszbatimi i parimit të trajtimit të barabartë në ushtrimin e së drejtës për punësim dhe profesion, ndiqet procedura e ankimit, e përcaktuar në ligjin e posaçëm për mbrojtjen nga diskriminimi.

Postime të ngjashme

Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?
Intervista/ Vizitat tek mjeku, ushqyerja dhe presioni ‘online’ për vitamina, pediatrja Sheme orienton si duhet të sillemi në raport me fëmijët
Mjekja psikiatre tregon se si e nisin konsumin e drogës të rinjtë, ndryshimet fizike dhe psikologjike tek përdoruesit
Raport/Autonomia spitalore, sfidat dhe prioritetet në kontekstin shqiptar
Vuani nga infeksionet e sinusit? Ja disa metoda natyrale që do t’ju vijnë në ndihmë
Shoqëroi të ëmën 17 ditë te Onkologjiku, dëshmia e trishtë e vajzës: Aparaturat mungojnë
A e dinit që pesha ideale llogaritet nëpërmjet gjatësisë? Ja si mund ta llogarisni peshën ideale (Femrat)