Ndërron jetë gazetarja Adelajda Xhamani, vuante nga epilepsia

Policia e Tiranës ka dhënë detajet e para për gazetaren Adelajda Xhamani, e cila ndërroi jetë sot në orët e para të mëngjesit  në banesën e saj si pasojë e një arresti kardiak. Sipas policisë, 31-vjeçarja është gjetur e vdekur në shtëpinë ku jetonte vetëm dhe nuk ka pasur shenja dhune.

Mësohet se ajo vuante nga epilepsia por për të përcaktuar shkaqet e vërteta të ngjarjes pritet ekspertiza mjeko-ligjore.

“Më datë 29.10.2017, rreth orës 05:10, në rrugën e Thesarit, është gjetur e vdekur në banesën e saj, shtetasja Adelajda Xhamani, 31 vjeç, e cila jetonte vetëm.

Nuk ka shenja dhune. Shtetasja e mësipërme vuante nga epilepsia. Pritet vendimi i mjekut ligjor”, njofton policia.

Adelajda u bë e njohur në vitin 2009 pasi ishte konkurentja më e pëlqyer e Big Brother Albania 2 për shkak të thyerjes se tabuve të asaj kohe dhe thjeshtësisë së saj. Ajo nisi punën si gazetare e suksesshme duke punuar në disa televizione dhe revista  të ndryshme. Së shpejti Adelajda do të shfaqej me një emision mëngjesi. /Blitz.al/

Postime të ngjashme

Pesë ankesa çojnë në KPP tenderat e lavanderive të spitaleve me fond mbi 6.1 milionë euro
Ministrja Sala prezanton shërbime të reja për të moshuarit, ndërsa Kujdesi Shëndetësor në Banesë vazhdon të mbetet pa financim të qëndrueshëm
Obeziteti - Le të flasim për të.... SË SHPEJTI
Dita e 40-të e protestës, qytetarja: Në spitale s’ka ilaçe, por japin 4 mln euro për një këngëtar
Sfidat në trajtimin e ngacmimit seksual në vendin e punës: nevojiten mekanizma më efektivë për mbrojtjen e viktimave
Ngacmimi seksual në vendin e punës: Sfidat e shoqërive tradicionale dhe moderne përballë një fenomeni global
Etika dhe respekti si themeli i një mjedisi pune të shëndetshëm
Pse krijimi i një kulture pune të bazuar në respekt dhe barazi duhet të kthehet në prioritet për çdo punëdhënës