Ndërron jetë ish-banori i “Big Brother” , vuante nga një sëmundje e rrallë

Ka ndërruar jetë Shkëlqim Brushulli, ish-banor i reality show “Big Brother Albania 1”. Çimi vuante prej vitesh nga një sëmundje e rrallë dhe e pashërueshme. Lajmi është bërë i ditur për JOQ.al nga e bija. Çimi ka lënë pas dy fëmijë, vajzën, Esmeraldën dhe djalin më të vogël. Ai ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në një spital në Gjermani, shkaktohej nga një infeksion në gjak.

“Prej 3 vitesh kurohej në Gjermani, por sot në orët e para të mëngjesit u nda nga jeta duke lënë një humbje të madhe tek të gjithë ne. Presim të sjellin trupin e tij në Shqipëri dhe t’i bëjmë përcjelljen e fundit. Bëj këtë lajmërim në mungesë të kontakteve të miqve të babait tim”, – thotë Esmeralda. Ngushëllime familjes, miqve dhe të afërmve të të ndjerit.

Postime të ngjashme

Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës