Ndikimi i duhanit në zemër

Rezar Deveja, kardiokirurg

Është vërtetuar se duhani përbën një ndër shkaqet e rëndësishme të shkaktimit të sëmundjeve të ndryshme të rënda për organizmin e njeriut. Përveç sëmundjeve të zemrës dhe të arterieve të gjakut që do të përmendim më poshtë, ai shkakton bronkit kronik, kancer të mushkërive, të gojës, të laringut, të ezofagut apo dhe shumë të tjera.

zemer cigareGjendjet pathologjike që krijohen nga duhani në sistemin kardiovaskular janë: sëmundja ishemike e zemrës, insufiçenca e zemrës, ngushtimet e arterieve periferike të këmbëve, ngushtimet e arterieve karotide të qafës, insultet e ndryshme cerebrale etj. Gjithashtu, ai vë në rrezik jetën e atyre që nuk e pijnë, por që janë të ekspozuar në ambjente të mbyllura me tym nga pirësit e duhanit.

Të mirat e ndërprerjes së duhanit:

Kush ndërpret duhanin do të jetojë më shumë se po ta vazhdojë atë. Një i sëmurë me hipertension nëse ndërpret duhanin ul në 35-40% mundësinë e një episodi vaskular cerebral apo kardiak.

Ndërprerja e duhanit ka veprim pozitiv dhe ndihmon në uljen e yndyrave në gjak. Pas 3 vjetësh nga ndërprerja e duhanit, rreziku i sëmundjes ishemike të zemrës ulet në nivelin e njerëzve që s’e kanë pirë kurrë.

cigareKëshilla që ndihmojnë në ndërprerjen e duhanit:

Që të rritet mundësia e ndërprerjes së duhanit pikë së pari duhet që të merret një vendim i rreptë që nuk do të pihet më duhan. Mirë është që përpjekja të nisë në një periudhë kur nuk ka stres të veçantë, për shembull gjatë kohës së pushimeve.

Nëse personi pi shumë cigare, mund të ulë gradualisht numrin e tyre në ditë. Është shumë e rëndësishme që rrethi familjar apo shoqëror të jetë i informuar për këtë përpjekje, në mënyrë që të shmangë duhanin në prani të tij.

Duhet shmangur prania në vende ku pihet duhani.

Nëse përpjekja nuk jep rezultat, duhet filluar nga fillimi në kushte sa më të përshtatshme, që ndihmojnë në ndërprerjen e duhanit.

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet