Ndjeni se keni probleme me veshkat? Ja shenjat që ju vërtetojnë dyshimet!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+” dhe Shëndeti Online: Elena Beta

Shenjat e përkeqësimit të shëndetit të veshkës:

Ulja e dëgjimit: Dëgjimi lidhet ngusht me energjinë e rezervuar në veshkë. Për shumicën e të moshuarve, dëgjimi i tyre bie për shkak të mungesës së energjisë në veshka. Por, nëse një i ri ka probleme me dëgjimin, atëherë duhet t’i kushtohet vëmendje shëndetit të veshkave të tij.

Thinjat dhe rënia e flokëve: Zbardhja dhe rënia e flokëve janë fenomene të zakonshme tek të moshuarit, meqenëse energjia e jetës në veshkat e tyre konsumohet me procesin e moshimit. Por, nëse i kushtohet vëmendje e veçantë shëndetit të veshkës, të moshuarit mund t’i lehtësojnë këto fenomene.

Reagimet e ngadalëta dhe ulja e nivelit të inteligjencës: Ndodh që tek disa persona me kalimin e moshës për shkak të konsumimit të energjisë në veshkë, ka ngadalësim të reagimit dhe rënie të nivelit të inteligjencës. Po ashtu edhe tek nënat e reja. Sipas MTK-së, gjatë muajit të parë pas lindjes së fëmijës, lehona duhet të shmangë lodhjen e tepërt dhe të konsumojë ushqimet me vlera të larta për rinovimin e energjisë së jetës së tyre në veshkë.

Ndryshime në urinë: Problemet me urinim zakonisht janë shenjë e madhe që tregojnë se keni probleme me veshkat. Nëse jeni duke urinuar më rrallë dhe urina ka ngjyrë të errët, atëherë keni kujdes.

Lodheni më lehtë: Veshkat e shëndetshme e prodhojnë hormonin EPO (eritropoietinin), duke i lejuar qelizat e kuqe të gjakut të mbajnë oksigjenin. Nëse qelizat e kuqe të gjakut janë në nivel të ulët, atëherë ju lodheni më shpejt dhe kjo ndikon në funksionin e trurit dhe muskujve.

Burimi: healthyfood

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet