Ndotja e ajrit dhe ajo e ujit, kërcënim serioz për shëndetin e shqiptarëve

Mjedisi ka kushtëzuar gjithmonë shumë apo pak në mënyrë të drejtpërdrejtë statusin e shëndetit të njeriut. Prej gjysmës së dytë të shekullit të 19-të, me revolucionin industrial, ajri ka marrë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në përcaktimin e shumë prej sëmundjeve.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka publikuar sot një raport mbi gjendjen e mjedisit, ku është trajtuar edhe ndikimi që ka pasur ndotja e mjedisit dhe ajo e ujit në shëndetin e njerëzve dhe ekosistem.

“Zhvillimi i industrisë dhe përdorimi i makinave bën që ajri që ne thithim të jetë mjaft i ndotur, sidomos në zonat urbane, ku është e përqendruar edhe popullsia më e madhe. Ajri që ne thithim është i mbushur me elementë të rrezikshëm për jetën si CO2, Pb etj. Kjo ka bërë që të shfaqen një numër i madh sëmundjesh me rrezik të lartë për jetën si p.sh. llojet të ndryshme të kancerit”, citohet në raportin e publikuar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit.

Barra për shkak të ndotjes së ajrit në banesë është ulur ndjeshëm gjatë dy dekadave të fundit në Shqipëri. Megjithatë, në vitin 2010, ky faktor rreziku ishte përgjegjës për 6.4% të barrës totale të sëmundjeve në Shqipëri. Në mënyrë të ngjashme, barra e sëmundjeve për shkak të ndotjes mjedisore nga grimcat (PM) ka pasur ulje në Shqipëri (në vitin 2010, ishte përgjegjës për 3.4% të barrës totale të sëmundjeve).

Përveç ndotjes në ambientet e jashtme, një faktor rreziku për shëndetin e njerëzve është edhe ndotja e ajrit brenda në shtëpisë. Në vitin 2010, ndotja e ajrit në banesë nga lëndët djegëse të ngurta ka qenë faktori kryesor i rrezikut për fëmijët nën 5 vjeç.

Barra e sëmundjeve që i atribuohet ndotjes së mjedisit në Shqipëri në vitet 1990 dhe 2010 (burimi: GBD, 2010)

 

Sa i përket pasojave të ndotjes nga uji, sipas OBSH-së (të cituar në raport), nga uji i ndotur, sot në botë sëmuren mbi pesëqind milionë njerëz.

Nga uji i papastër pasojnë një sërë sëmundjesh, ku, ndër më të rëndësishmet janë kolera, tifoja e zorrëve, hepatiti,etj. Këto sëmundje shpesh kanë marrë viktima njerëzore./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën