Nga mjeku Artid Duni
24 – 72 orё pas traumёs sё kaviljes kёshillohet tё aplikohen borsa akull disa herё nё ditё (20 minuta çdo dy-tre orё), regjim qetёsie, duke mos e vendosur
anёsinё nё tokё, fashim i kujdesshёm kompresiv i kaviljes, si dhe elevacion (ngritja e kёmbёs) mbi nivelin e zemrёs. Mё pas, mund tё aplikohen bandazhe gipsi apo tutorё plastkё pёr dy-tre javё nё vartёsi tё gradёs sё distorsionit. Nё rastet e lehta kavilja mund tё mbahet pa tutor, por nuk duhet mbёshtetur kёmba nё tokё dhe pacienti duhet tё ecё me paterica. Terapia medikamentoze konsiston nё analgjezikё, antiinflamtorё dhe nё subjektet nё risk, antikoagulantё.
Mё pas duhet filluar fizioterapia (forcim i muskulaturёs, tecar, hipertermi, gjimnastikё proprioceptive) dhe gjimnastika nё ujё.
Terapia kirurgjikale:
Pjesa mё e madhe e ekspertёve janë të mendimit qё edhe nё traumat mё tё rёnda, trajtimi i parё duhet tё jetё konservativ, pra, pa ndёrhyrje kirurgjikale. Kirurgjia merret nё konsideratё nё rreth 10% tё pacientёve, nё njё lloj tё veçantё distorsioni, kur dёmtohen ligamentet qё lidhin tibien me fibulёn nga para duke bёrё qё tё prishet “morseta” e kaviljes ose nё ato raste kur pas trajtimit konservativ mbetet njё instabilitet kronik i kaviljes.
Kur mund të rinisim aktivitetim nëse kemi pësuar ndrydhje të kaviljes?
Rifillimi i aktivitetit varet nga grada e dёmtimit, nga pacienti dhe nga lloji i punёs apo sportit qё ushtron. Distorsionet e lehta mund tё kthehen nё punё apo sport disa ditё pas traumёs, ndёrsa nё rastet e rёnda rikuperimi zgjat disa javё. Ёshtё shumё i rёndёsishёm vendimi i fizioterapistit pёr kohёn kur pacienti do tё mund tё pёrdorё lirshёm artikulacionin.


