Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi
Njerëzit pasi të kalojnë të 40-at duhet të tregohen më të kujdeshëm në mënyrën e të ushqyerit dhe të jetesës, në mënyrë që mos të preken nga sëmunjde të caktuara që vijnë si pasojë e moshës. Ndryshimet hormonale pas kësaj moshe mund të kenë ndikim në sistemin e tretjes, metabolizëm dhe shumë funksione të tjera të trupit. E vetmja mënyrë për të shmangur këto probleme është ndryshimi i mënyrës së të ushqyerit dhe jetesës.
Ja disa nga ndryshimet që duhet të bëni:
Hani më shpesh: kjo mund të tingëllojë e çudithsme, por duhet të hani rreth 5-6 vakte të vogla në ditë. Kjo mënyrë të të ushqyeri do të mbajë nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak, do të rrisë nivelet e energjisë dhe do të reduktojë ndjenjën e urisë.
Konsumoni fruta në vend të sheqernave: pas kalimit të kësaj moshe, sasia e lartë e sheqerit mund të ketë ndikime negative në tru dhe trup. Disa studime kanë treguar se teprica e sheqernave, sidomos pas kësaj moshe mund të shkaktojë më lehtë lodhje, diabet të tipit 2, sëmundje të zemrës dhe probleme të tjera shëndetësore. Hani fruta në vend të ëmbëlsirave.
Konsumoni peshk për një zemër të shëndetshme: ju duhet të konsumoni peshk të paktën 3 herë në javë. Acidet yndyrore omega-3 përmirësojnë shëndetin e zemrës.
Konsumoni shumë kalcium: pas kalimit të të 50-ave është e rekomandueshme që të fusni rreth 200 miligram kalcium në dietën tuaj të përditshme. Pasi rreth të 40-ave rreziku i zhvillimit të osteoporozës dhe sëmundjeve të tjera të kockave është më i lartë.
Mos konsumoni alkool: konsumimi i alkoolit pas kësaj moshe rrit më tepër rrezikun e sëmundjeve të ndryshme shëndetësore.
Pini shumë ujë: menjanoni lëngjet e konservuara dhe pini shumë ujë. Sasia e konsiderueshme e ujit në baza ditore do t’ju rrisë nivelin e energjisë, do të zvogëlojë ndjesinë e fryrjes dhe do t’ju përmirësojë lëkurën.
Merrni shtesë vitaminash dhe mineralesh: me rekomandimin e mjekut ju duhet të merrni shtesë të atyre vitaminave dhe mineraleve që janë jetike për shëndetin:
Ecni më shumë: ju duhet të ecni të paktën 30 minuta në ditë. Kjo është një formë aktiviteti fizik që do t’ju mbajë në formë dhe të shëndetshëm.
Burimi: Health Digezt


