Në ç’moshë fillojnë problemet me prostatën?

Përgjigjet Arqile Gjikondi, urolog
Prostata mund të sëmuret në çdo moshë të mashkullit dhe jo vetëm në moshën e pleqërisë (në pleqëri zakonisht ajo preket nga sëmundja e zmadhimit/hypertrofia). Mjekimet për këtë sëmundje janë të shumëllojshme dhe më efektive janë mjekimet e kombinuara (fizioterapi, injeksione, dietat ushqimore etj). Janë mjekime që zgjasin dhe kërkojnë mjaft durim nga pacienti dhe nga mjeku. Për këtë arsye shumë mjekë në botë nuk preferojnë të merren me këta pacientë dhe për pasojë pacientët sorollaten në shumë klinika dhe mjekë, me analiza pa fund dhe bien në dëshpërim, kryesisht sepse mendojnë që kanë ndonjë sëmundje të rëndë qe nuk ka shërim. Por zakonisht, kjo sëmundje shërohet me pak vullnet dhe optimizëm, sidomos në moshat e reja dhe sa më shpejt që të fillojnë mjekimet e duhura.

Postime të ngjashme

Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës