Në qoftë se nuk keni kohë të mjaftueshme për të frekuentuar qendrat estetike, për të bërë një trajtim që ju keni nevojë, mjafton të dini disa truke që mund t’i bëni në kushtet e shtëpisë.
Mjafton të bëni një banjo me niseshte, kjo për të larguar qelizat e vdekura. Hidhni 200 gram niseshte në ujin e vaskës.
Përziejeni mirë dhe qendroni aty për rreth 20 minuta. Uji me niseshtenë, në këtë rast do të shkepusë qelizat e vdekura, duke e pastruar lëkurën edhe nga ndonjë njollë.



