Në onkologjik edhe vigonat blihen jashtë. Çudit kutia e ankesave!

Denisa Canameti, Shëndet+

Ndërkohë që rastet e të sëmurëve me kancer shtohen, kushtet e trajtimit mbeten të njëjta. Pavioni i onkologjisë në Tiranë është kthyer në një pavion tmerri. Një ndërtesë mjerane, aspak e rikonstruktuar, është kthyer si pa dashur në një refleksion të gjendjes së pacientëve që i zë halli të shkojnë aty.

Onkologjiku (2)Mjafton vetëm një ditë qëndrimi për të dëgjuar shumë. Për të dëgjuar se edhe vigonat blihen jashtë. “ E kam vajzën shumë të sëmurë. Është e shtruar këtu. Duhet të dal të blej një vigon. Ma shënoi mjeku në recetë”.

Ndërkohë një qytetar nga Lushnja për gazetën “Shëndet+” tregon se gruaja e tij e cila është operuar në privat (nga një mjek i shtetërorit) duhet që të bëjë rreze për 5 javë rresht.

“Sot është dita e parë. Kemi 3 orë që presim se nuk ka vende. Na thanë që të shikojmë po u lirua ndonjë. Nëse nuk lirohet do të shkojmë prapë në Lushnjë dhe do të kthehemi prapë nesër se këtu nuk kemi ku të rrimë. Është kosto e madhe. Që kur e zbuluam këtë sëmundje, kemi hyrë në borxhe deri në fyt. Vetëm operacioni na ka shkuar 2 mijë euro. Nuk po flas për seancat e kimios. Nuk e di sa do na duhet tani që do nisim rrezet”, shprehet bashkëshorti i pacientes.

Onkologjiku (1)Ndërkohë analizat, skanerat apo grafitë bëhen në spitale private me shuma marramendëse, që nuk përputhen aspak me kushtet dhe xhepat e qytetarëve. Për këtë nuk ka nevojë të pyeten pacientë, pasi duken zarfat me logo spitalesh private që ata i mbajnë nëpër duar.

Por ajo çfarë bën përshtypje është fakti se, pavarësisht të gjitha kushteve që nuk janë, pacientët u janë mirënjohës mjekëve.

Në një vështrim te kutia e ankesave që është transparente lexohet në copa letrash mirënjohja e pacientëve për mjekët. Madje, ata bëjnë edhe “avokatinë”, e tyre duke i shprehur kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë që t’u rrisin rrogat.

Postime të ngjashme

Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale