Në shtator mbyllen 163 qendra shëndetësore në zonat rurale

Premtimet për të çuar shërbimin mjekësor falas deri në “kullën” më të largët skajore të vendit po zëvendësohen me projektet për ta hequr këtë shërbim edhe nga zonat rurale, duke e përqendruar atë në ambulancat dhe spitalet e qyteteve e të rretheve.

Sipas “Telegraf”, thuhet se kryeministri ka në tavolinë një projekt për të pakësuar numrin e qendrave mjekësore në ish-komuna. Sipas një skeme të re, afro 60% e qendrave të banuara në zonat rurale, të cilat deri tani e kanë nga një qendër shërbimi mjekësor, nuk do të kenë më.

Në gjithë Shqipërinë, projekti parashikon të mbyll 163 qendra të tilla mjekësore të grup-fshatrave ose fshatrave të mëdha! Shkak është varfëria buxhetore e shtetit për të përballuar pagat dhe shpenzimet mjekësore për këto qendra. Thuhet se për çdo 2 komuna në kufi me njëra tjetrën, do të ketë vetëm nga 1 mjek dhe 1 infermier, të cilët duhet të përballojnë të gjithë nevojat e zonave, gjë që nuk mund të realizohet as me shkuarje 1 herë në javë në çdo fshat a lagje të banuar fshatrash./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet