Në shtim rastet me sëmundje të veshkave në Shqipëri – si mund të parandalohen?

Blertina Koka

Flitet aq shumë për sëmundjet e zemrës, ushqimet që luftojnë kancerin apo receta për mbajtjen nën kontroll të niveleve të sheqerit në gjak. Por, po anashkalohen veshkat, organet binjake që shumë mjekë i kanë quajtur si heronjtë e heshtur të trupit të njeriut. Ato nuk ndihmojnë vetëm në qarkullimin si duhet të gjakut, por janë përgjegjëse edhe për mbrojtjen e kockave duke parandaluar osteoporozën.

Stresi, ushqimet e përpunuara dhe me hormone, stili i jetesës, etj, kanë bërë që sëmundjet e veshkave të rriten në shifra alarmante në Shqipëri, nga të cilat tanimë vuajnë edhe 30-vjeçarët, ndërkohë që më parë problemet me veshkat fillonin mbi moshën 40 vjeç.

14-15% e shqiptarëve thuhet se vuajnë nga sëmundjet e veshkave, çka do të thotë se është një situatë alarmi.

Veshkat janë ndër organet më të rëndësishme në trupin e njeriut. Ato janë themeli i shëndetit metabolik, pasi rregullojnë tensionin e gjakut, forcojnë kockat, rregullojnë elektrolitet në trup dhe filtrojnë toksinat dhe lëngjet e panevojshme.

Shenjat që paralajmërojnë për probleme me veshkat janë: lodhja, ënjtja, vështirësi në përqendrim, probleme me frymëmarrjen, acarim të lëkurës etj.

Për të mbrotjur veshkat dhe parandaluar sëmundjet që lidhen me të, Gazeta Shendeti sugjeron këto 4 zgjedhje natyrale. Shfletoni galerinë…

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet