Nëna 44-vjeçare duket si 20 vjeç, ja sekreti i rinisë së saj

Zhang Tingxuan

Një 44-vjeçare nga Tajvani, nënë e dy fëmijëve, ka dëshmuar se mosha në të vërtetë është vetëm një numër. Zhang Tingxuan, një fanatike e palestrës, duket shumë më e re në moshë në fotot që po bëjnë xhiron në internet. Në setin fotografik duket lëkura e saj pa rrudha, fytyra perfekte dhe trupi elegant.

Gruaja ka një djalë 13 vjeç dhe një vajzë 9 vjeç. Ajo ka tërhequr një numër të madh të admiruesve në Tajvan dhe Kinë dhe është quajtur “magjia e gruas së bukur”.

Zhang ka lindur në muajin maj të vitit 1971. Ajo është vënë re për herë të parë nga mediat kineze rreth vitit 2012, kur ishte 41 vjeç, pasi ndante fotot e saj të palestrës në rrjetet sociale. Këto foto e kthyen atë nga një shtëpiake e thjeshtë në një person të famshëm. Publiku ka mbetur i habitur nga format e saj perfekte, fytyra pa rrudha. Shumë femra janë frymëzuar nga ajo, madje e quajnë “Mbretëresha e palestrës”.

Nëna 44-vjeçare, që e ka trupin si modele, ia atribuon sekretin e rinisë ushtrimeve të rregullta. Zhang thotë se ka humbur rreth 22 kg duke kryer ushtrime fizike dhe aerobi.

Zhang Tingxuan1 Zhang Tingxuan2

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka / Burimi: Daily Mail

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj