Nëna paralajmëron prindërit: Kujdes me këtë sëmundje gjatë dimrit, mund të rrezikojë jetën e fëmijëve

Një nënë ka ndarë një paralajmërim me prindërit e tjerë pasi foshnja e saj vetëm 6 javëshe përfundoi në spital në gjendje shumë të rëndë. Vogëlushja Myah e Beth Fosterki në fillim kishte simptoma të ftohjes, ndërsa një natë vajza kishte shfaqur çrregullime të frymëmarrjes. Pasi e vizitoi te mjeku, rezultoi që kishte bronkolit.

21-vjeçarja Beth nga Stourbridge postoi një foto prekëse të foshnjës në Facebook së bashku me një mesazh të fortë për prindërit e tjerë.

Ajo shkruan:

“Prindër me bebe ose fëmijë të vegjël. Kujdes me bronkiolitin këtë dimër, mund të ngatërrohet lehtësisht dhe është shumë i rrezikshëm. Fillon me vetëm një kollë të thjeshtë dhe ftohje dhe mund të përkeqësohet brenda pak orësh.

Nëna rrëfen momentin kur e sheh vajzën në përpjekje për të marrë frymë dhe të gjithë muskujt e barkut ishin tendosur.

“E çova atë tek mjeku të martën dhe ai na dha një pikatore për sytë. Për momentin ajo ishte në gjendje të mirë.

Të shtunën gjendja e saj u përkeqësua edhe më shumë. Kishte një kollë të tmerrshme, ndërkohë që fytyra mori një ngjyrë të purpurt për rreth 15 sekonda.

Pasi e dërgoi menjëherë në spital dhe i bënë një kontroll të imtësishëm, rezultoi që vajza kishte bronkiolit.

“Nuk ka gjë më prekëse”, shkruan Beth.

“Edhe nëse fëmija juaj ka një kollë të lehtë ose ftohje, bëni një vizitë tek mjeku. Ju lutem, shpërndajeni këtë paralajmërim sa më parë me njerëzit që nuk e dinë çfarë është bronkioliti”.

Bronkioliti: Simptomat, komplikacionet, trajtimi

Bronkioliti është një infeksion i zakonshëm i traktit të frymëmarrjes që prek foshnjet dhe fëmijët nën 2 vjeç.

Në shumicën e rasteve infeksioni është i lehtë dhe mund të lehtësohet brenda 2-3 javësh, por ndodh që ai të jetë edhe i rëndë dhe fëmijët të kenë nevojë për trajtim.

Simptomat e para të bronkiolitin janë të njëjta me ato të ftohjes së zakonshme, si hunda e kuqe apo kolla.

Bronkioliti shkaktohet nga një virusi RSV, që përhapet nga kolla apo teshtimat e dikujt të infektuar.

Infeksioni shkakton infektim të rrugëve të vogla në mushkëri, duke vështirësuar kështu frymëmarrjen.

Rreth 2-3% e bebeve që zhvillojnë bronkiolit gjatë vitit të parë të lindjes mund të duhet të vizitohen në spital duke qenë se preken nga simptoma më të rënda, si vështirësi në frymëmarrje.

Simptomat  e para:

  • Një rritje e lehtë e temperaturës
  • Një kollë e thatë dhe e vazhdueshme
  • Frymëmarrje e shpejtë dhe e zhurmshme (gulçim)

Shumica e rasteve të bronkiolitit nuk janë të rënda, megjithatë duhet të kontaktoni mjekun nëse:

  • Jeni të shqetësuar për fëmijën
  • Kanë vështirësi për frymëmarrjen
  • Kanë temperaturë të lartë të trupit
  • Duken shumë të plogësht
  • Nuk e hanë ushqimin si më parë

Telefononi menjëherë ambulancën nëse:

  • Fëmija juaj ka shumë probleme me frymëmarrjen dhe është i zbehtë ose po djersinë
  • Gjuha dhe buzët e fëmijës kanë marrë një ngjyrë blu
  • Ka pauza të gjata në frymëmarrjen e fëmijës

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç