Nënat adoleshente rrezikojnë të kenë menopauzë të hershme

Nënat adoleshente janë më të rrezikuara që të kenë një menopauzë të hershme dhe histerektomi (ndërhyrje kirurgjikale për të hequr një apo të gjitha pjesët e mitrës).

Një studim i fundit ka zbuluar se 43% e grave që kanë lindur fëmijë nën moshën 20 vjeç kanë kaluar në fazën e menopauzës nga mosha 45 vjeç.

Rreth gjysma e grave që kanë pasur një menopauzë të hershme gjithashtu kanë kryer gjithashtu histerektomi, krahasuar me më pak se ¼ e atyre që kanë kaluar më vonë në menopauzë.

Studimi është bazuar në të dhënat mjekësore të më shumë se 1000 grave. Gratë nga vendet më të varfra, si Brazili dhe Kolumbia, raportuan gjithashtu më shumë raste të kalimit të hershëm në menopauzë, kjo krahasuar me shtetet më të pasura, si Kanadaja.

Vajzat që përjetojnë trauma në fëmijëri janë gjithashtu 56% më të rrezikuara që të kenë një menopauzë të hershme.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?