Nëse doni flokë të gjatë, provoni pjeprin

Përshtati në shqip: Ilma Lamçe

Pjepri është një ndër frutat më të shijshme dhe të shëndetshme për t’u konsumuar në ditët e nxehta.

Nëse vuani nga rënia e flokëve dhe mosrritja, pjepri duhet të jetë patjetër pjesë e listës së frutave që duhen blerë. Ai është i dobishëm për rritjen dhe mbajtjen e tyre sa më të shëndetshëm. Konsiderohet si “minierë ari” falë përbërjes së lartë në vitamina dhe minerale. Për të përfituar më së miri nga vlerat e larta ushqyese të këtij fruti preferohet të konsumohet brenda muajve prill-gusht, që njihet edhe si sezoni i këtij fruti.

Shumë njerëz vuajnë nga rënia e flokëve dhe përdorin kura dhe metoda të ndryshme për parandalimin e tyre. Mungesa e vitaminës B është përgjegjës për shkaktimin e humbjes së flokëve. Mjekët këshillojnë pjeprin është i pasur me vitaminë B, si dhe acidi folik dhe inositol (substancë), të cilat ndihmojnë në parandalimin e rënies së flokëve dhe nxisin rritjen e tyre.

Shëndeti i flokëve varet nga ushqyesit që iu japim folikulave të flokëve për rritjen e tyre. Konsumi i frutave të pasura me vitamina dhe minerale mund të nxisë rritjen e flokëve dhe parandalimin e problemeve të flokëve. Pjepri është burim i mirë i betakarrotenit që konvertohet në vitaminë A brenda trupit. Vitamina A është jetike për flokët e shëndetshëm dhe rritjen normale të flokëve. Ndaj me konsumimin e pjeprit, kemi rritje të shëndetshme të flokëve.

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit