Nëse je me diabet, duhet të ushqehesh patjetër me një ushqyerje standarde?

Përgjigjet Florian Toti, endokrinolog
Nuk ka ushqyerje standarde, por ka ushqyerje vetjake, pasi çdo person me diabet ka shije
personale dhe të veçanta, ka nevojë për kalorazh të veçantë në funksion të moshës, gjinisë, peshës trupore etj. Gjatë konsultimit dhe bashkëbisedimit me mjekun, në varësi të faktorëve të mësipërm përcaktohet ushqyerja vetjake, që nuk është standarde, por e larmishme. Është e kuptueshme se në përcaktimin vetjak të ushqyerjes merren në konsideratë parimet bazë të ushqyerjes së shëndetshme. Këto parime janë të shumta, por në fund të fundit ata kanë si objektiv mbajtjen e nivelit të hemoglobinës së glukozuar (HbAic) sa më afër vlerave normale.

Mund të përmendim disa objektiva si: ruajtjen e peshës trupore sa më afër vlerave të normës, kujdesi dhe kufizimi i konsumit të yndyrnave të pangopura (gjalpi, dhjami etj), kujdesi për kufizimin e kripës së gjellës, konsumimi i frutave, i zarzavateve, kufizimi I sheqernave të pastra, konsumimi i peshkut dhe produkteve të detit, gatimi me vajra, veçanërisht vaj ulliri, por me sasi të kufizuar, konsumi i alkoolit të kufizohet, të ndërpritet pirja e duhanit etj./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?