Nëse keni këtë formë trupi, jeni më të rrezikuara nga kanceri i gjirit

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Gratë të cilat kanë formë të trupit si “molla” rrezikohen më shumë që të preken nga një formë vdekjeprurëse e kancerit të gjirit, ka zbuluar një studim i fundit.

Ndërsa ato me formë të trupit si “dardha”, ku masa dhjamore përhapet edhe në kofshë, ije dhe mollaqe, mund të preken nga një formë më e trajtueshme e kësaj sëmundjeje.

Për vite me radhë, shkencëtarët kanë paralajmëruar mbi rreziqet e obezitetit për shkak të të dhënave mbi rolin e tij në zhvillimin e kancerit të gjirit, si dhe rreziqe të tjera shëndetësore.

Megjithatë, studimi i ri kinez tregon se lidhja mes obezitetit dhe kësaj forme të sëmundjes është shumë më komplekse seç është menduar më parë.

Çfarë zbuluan?

Hulumtuesit shkencorë zbuluan se gratë me indeks të lartë të masës trupore, ku matet masa dhjamore në lëkurë, janë më të rrezikuara që të kenë kancerin e gjirit ER + (receptorin pozitiv të oestrogjenit).

Kjo formë e sëmundjes mund të influencohet nga oestrogjeni, pasi hormoni mund të ngjitet tek antigjenet për të stimuluar rritjen e qelizave kancerogjene.

Pacientët zakonisht marrin tamoksifen, një ilaç që funksionon duke bllokuar oestrogjenin, i cili çon në zhvillimin e qelizave tumorale.

Ndërsa ato me formë të trupit si dardhë janë më të predispozuar të kenë kancerin e gjirit ER- )receptori negativ i oestrogjenit).

Kjo formë e sëmundjes mund të trajtohet me ilaçet që bllokojnë këtë hormon.

Rreziku për zhvillimin e kancerit të gjirit ER- ekziston edhe tek gratë të cilat nuk janë obeze, theksojnë shkencëtarët e Universitetit Shandong, në Kinë.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës