Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi
Sipas studimeve të mëparshme thuhej se mosha më e mirë për të lindur fëmijë është rreth të 20-ave. Kjo për shkakun se jeni më energjik dhe keni më shumë kohë për t’u marrë me foshnjen tuaj.
Në fakt, sipas një studimi të fundit të publikuar në revistën “Biodemography” thuhet se nëse lindni fëmijë pas të 30-ave, fëmija juaj do t’ju dalë më inteligjent. Sipas studiuesit Alice Goisis, kjo teori mbështetet në faktin se prindërit pas të 30-ave janë më të arsimuar, kanë të ardhura më të larta dhe për pasojë jetesa e tyre është më e shëndetshme se e prindërve rreth të 20-ave.
Ata shtuan se nënat rreth të 30-ave janë më të kujdesshme dhe kanë më shumë informacion në lidhje me fëmijët, ndryshe nga nënat që janë më të vogla në moshë.
Burimi: Woman’s Health


