Nëse nuk i dëgjoni këto tinguj, do të thotë se po vjetroheni

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Ka mënyra të ndryshme për të fshehur moshën aktuale: ju mund të ndiqni trendet më të fundit të modës, të injektoni në fytyrë toksina vdekjeprurëse për të zhdukur rrudhat, ose të  përdorni produkte të ndryshme kozmetike. Por, ka një gjë që nuk mund t’i shpëtoni: dëgjimit.degjimi

Nëse jeni mbi 25 vjeç, ju nuk keni mundësi të dëgjoni këto frekuenca, që quhen ndryshe tingujt e mushkonjës, me frekuencë mbi 17.4kHz. (Klikoni këtu për të dëgjuar tingujt).

Frekuencat nisin nga 8khz deri 18khz, të cilat përcaktojnë edhe moshat nga 25 vjeç deri mbi 50 vjeç. Njerëzit që janë mbi 50 vjeç nuk mund të dëgjojnë tingujt me frekuencë sipër 12khz, ndërsa 40-vjeçarët nuk mund të dëgjojnë tingujt me frekuencë sipër 15khz etj. Personat që janë poshtë moshës 25 vjeç arrijnë të dëgjojnë tingujt me frekuencë 8khz.

Ky fenomen ndodh pasi me kalimin e viteve zhurmat dëmtojnë veshin e brendshëm, dhe ndryshe nga organet e tjera, ai nuk rigjenerohet më.

Burimi: Metro.co.uk / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë