Nëse vuani nga anemia, ja cilat ushqime ju vijnë në ndihmë

Mishi i kuq: Si ai i viçit dhe derrit, përmbajnë sasi të madhe hekuri heme, që përthithet më lehtë nga trupi se sa hekuri non-heme që përmbajnë bimët. Mëlçia është organi më i pasur në hekur dhe vitamina B. Mëlçia e vicit ka më shumë se 600% të nevojës ditore në hekur dhe vitaminë B-12.

Bimët bishtajore: fasulja, thjerrëzat (lentilet), bizelet. Por kini kujdes se bishtajoret kanë acid fitik që bllokon përthithjen e hekurit, prandaj këshillohet që ato të lihen në ujë gjithë natën para se të gatuhen.

Drithërat integrale: Buka e prodhuar me drithë integrale është burim i mirë hekuri non-heme, lloj hekuri që i duhet trupit në rast mungese të hekurit. Por me gjithë përmbajtjen e lartë në hekur, edhe drithërat përmbajnë acid fitik. Prandaj këshillohet që bukën ta prodhoni vetë ose ta blini në një furrë ku buka prodhohet pasi është bërë fermentimi i brumit. Kjo është arsyeja kryesore përse njerëzit sot kanë probleme me drithërat. Një fetë bukë përmban 6% të kërkesës ditore për hekur.

Veza është e pasur në lëndë ushqimore:1 vezë e madhe përmban 1 mg hekur, dmth, 7% të nevojës ditore për hekur për femrat dhe 11% për meshkujt. Vezët ndihmojnë edhe për forcimin e kockave dhe ndërtimin e kyçeve.

Gjalpi i kikirikut është burim i mirë hekuri: Dy lugë gjelle gjalpë kikiriku përmbajnë 0.6 mg hekur. /Healthline

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore