Nga natyra – produktet unike kundra plakjes

Bananet nuk janë vetëm për t’i dhënë shije tasit me bollgur. Ato janë të pasura gjithashtu me vitaminë B, një lëndë ushqyese për të cilën trupi ka nevojë për kalimin e moshës, sidomos nëse i përkisni gjinisë femërore.

Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Tufts kanë zbuluar se gratë në moshën riprodhuese, sidomos ato që marrin kontraceptive oralë, janë më të predispozuara se meshkujt që të kenë nivele të pamjaftueshme të vitaminës B6. Kjo lëndë ushqyese është e nevojshme për zhvillimin e estrogjenit në trup.

B6 është gjithashtu jetike për funksionimin e qelizave të kuqe të gjakut, mbrojtjen e sistemit imunitar dhe një aktivitet normal i trurit; nivelet e ulëta mund të çojnë në një formë të anemisë. Një tjetër përfitim i vitaminës B: Studimet kanë treguar se dozat e larta të vitaminës B12 mund të ulin rrezikun e zhvillimit të alcajmerit.

Bananet, patatet dhe mishi i pulës janë burime të mira të vitaminës B6; vezët, mishi dhe qumështi janë të pasura në vitaminë B12.

Nëse jeni të shqetësuar për nivelet e vitaminës B, flisni me mjekun për të bërë një analizë të gjakut.

Burimi: Health / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin