Nga përmirësimi i funksionit të trurit te ulja e rrezikut për sëmundjet e zemrës, ja pse duhet konsumuar kanella

Kanella, nga lëvorja e pemës së kanellës, ka kohë që përdoret si ilaç tradicional  dhe si erëz. Gjithashtu ajo gjendet në kapsula, çajra dhe ekstrakte.

Përmirëson funksionin e trurit. Kanella përmirëson funksionin e trurit, ndihmon në rritjen e kujtesës, përqendrimit dhe vëmendjes, zvogëlon rrezikun për t’u prekur nga sëmundja alzajmer. Të konsumoni pak kanellë ju ndihmon në luftën me nervozizmin dhe depresionin, parandalon dhimbjen e kokës.

Ndihmon në problemet me kapsllëkun. Ajo është një burim i mirë i fibrave, kalciumit, hekurit dhe magnezit. Duke qenë e pasur me fibra dietike, mund të ndihmojë edhe në lehtësimin nga kapsllëku.

Diabeti.  Kanella përban antioksidantë që kanë një efekt të ngjashëm me atë të insulinës. Kjo do të thotë që antioksidantët shtyjnë glukozën jashtë gjakut dhe drejt e tek qelizat ku glukoza mund të shërbejë si burim funksional energjie.

Ka veti anti-inflamatore. Inflamacioni ndihmon trupin të luftojë viruset dhe të riparojë dëmtimin e indeve. Studimet kanë treguar se kanella ka veti anti-inflamatore dhe mund edhe të lehtësojë ënjtjen.

Mund të ulë rrezikun e sëmundjes së zemrës. Shtimi i kanellës në dietën tuaj mund ta mbajë zemrën të shëndetshme. Një dietë e pasur me yndyrë mund të çojë në sëmundje të zemrës, dhe shtimi i kanellës në ushqim mund të ndihmojë në kompensimin e këtij rreziku./WebMD

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet